‘Vjena’, Komisioni Hetimor kërkon të dëgjojë Edi Ramën dhe Egin Cekën
TIRANË-Komisioni Hetimor Parlamentar mbi incidentin në Vjenë mes Ramës dhe Cekës është mbledhur sërish sot dhe ka diskutuar listën e dëshmitarëve që do të thirren për të rrëfyer mbi ngjarjen.
Paulina Hoti kërkoi sot gjatë mbledhjes që mediat të paraqesin materialet filmime rreth ngjarjes, kurse Ministria e Punëve të Jashtme cdo dokument rreth këtij takimi të Edi Ramës të kryer në Vjenë.
Kryetari Komisionit, Fatbardh Kadilli theksoi se tek lista e dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor Parlamentar do të jenë dhe Edi Rama dhe Egin Ceka si dhe organizatorin i këtij takimi, z Fate Velaj. Brenda listës përfshihet dhe ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Vili Minarolli dhe ministrit te Jashtem, z Aldo Bumci.
Gjatë incidentit të ndodhur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, nga ana e Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe mazhorancës u tha se zoti Rama i kishte tërhequr veshin Egin Cekës dhe e kishte dhunuar, pas një debati për problemet në diplomacinë shqiptare.
Sic edhe parashikohej, opozita nuk ishte prezente në punimet e mbledhjes pasi e ka cilësuar hetimin parlamentar, të jashtëligjshëm.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 'Vjena', flet producentja austriake: Debati ishte larg dhunës fizike, por njoha nje Rama arrogant