E Diel, 1 Nëntor 2026

Më 25 maj mbyll punimet legjislatura e Kuvendit, opozita nuk merr pjesë në votim

TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten projektvendimin për mbylljen më 25 maj 2013 të punimeve të Legjislaturës së XVII-të në 25 maj 2013. Opozita nuk ka qenë e pranishme në votimin për legjislaturën.

"Kuvendi vendosi që Legjislatura e XVII-të e Kuvendit të Shqipërisë të mbyllet më 25 maj 2013", citoi kryeparlamentarja Jozefina Topalli pr/vendimin e miratuar sot. 

Sipas Kushtetutës, me vendim të Kuvendit, mbyllja e Legjislaturës ose shpërndarja e parlamentit bëhen jo më shpejt se 45 ditë para datës së caktuar për zgjedhjet dhe jo më vonë se 30 ditë para kësaj date. 

Kuvendi pos sot, miratoi me konsensus disa projektligje të rëndësishme, ndërkohë që një pikë e rëndësishme ishte edhe miratimi në tërësi i Kodit Penal.

Gjithashtu u miratua projekt ligji për legalizimin e ndërtimeve informale të pas vitit 2006, i cili u shqyrtua javën e kaluar nga komisionet parlamentare me procedurë të përshpejtuar. Po ashtu, u miratua p/ligji për krijimin e fondit të kompensimit të pronave. 

Në përfundim të seancës së sotme ligjvënësit bashkë me kryetaren Jozefina Toaplli bënë nj⌂ fotografi grupi, para Kuvendit të Shqipërisë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›