Incidenti në Vjenë, flet producentja austriake: Debati ishte larg dhunës fizike
TIRANE - Portali Balkan Insight publikoi sot të tjera dëshmi të personave të pranishëm në takimin e Akademisë Diplomatike në Vjenë, ku ndodhi incidenti i shumëpërfolur mes liderit të opozitës shqiptare, Edi Rama, dhe diplomatit Egin Ceka.
Balkan Insight i referohet dëshmisë së producentes austriake të filmave Eva Hausberger, e cila tregon se debati ishte shumë larg asaj që mund të konsiderohet dhunë. “Kur ndodhi incidenti me Cekën, e pashë kur nisi dhe më pas u largova nga dhoma. Pak më vonë pashë Eginin duke u larguar dhe një mik më tha se ata nisën një debat, por që ishte shumë larg nga goditja e njëri- tjetrit,” – shprehet producentja.
E pyetur për mendimin e saj për liderin e PS-së shqiptare, producentja Hausberger tha: “Rama u prezantua si një lider i mençur, që ka bërë një qytet të bukur- Tiranën, dhe që mund të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Por ajo që pashë unë ishte një Ramë arrogant, që shmangte përgjigjet ndaj pyetjeve… buzëqeshte dhe përgjigjet ishin ose diçka që ai donte të thoshte vetë, ose ndonjëherë të pavërteta”.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi të hënën ngritjen e komisionit hetimor, mbi pretendimet se lideri i opozitës, Edi Rama, dhunoni diplomatin shqiptar në OSBE, pas një fjalimi në Akademinë Politike në Vjenë më 24 prill.
Hetimi parlamentar synon të zbulojë fakte për të përcaktuar nëse lideri i opozitës ka dëmtuar pozitën e Shqipërisë në Perëndim përmes sjelljes së tij, që mazhoranca e konsideroi si dhunë verbale dhe më pas fizike ndaj diplomatit.
(er.nu/BalkanWeb)