E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Zhdukja e Julianit’, rinisin kërkimet, vrasja dhe trafikimi pistat kryesore

TIRANË- Vrasja dhe trafikimi mbeten pistat kryesore të hetimit për gjetjen e 11-vjecarit Julian Çela. Pas një periudhe të gjatë ndërprerje rinisin kërkimet në landfillin e Sharrës për gjetjen e trupit të djalit të zv.drejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili ishte deklaruar i humbur që prej 30 nëntorit 2012.

Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Prokurorisë, të cilat bëjnë me dije se aktualisht kërkimet vijojnë në parcelën 2.

Për më shumë se 7 muaj, hetimet për zhdukjen e 11-vjeçarit Julian Çela nuk nxorën asgjë në dritë. Kërkimet nisën pas rrëfimit të Ardian Prrenjasit në polici i cili u kap me 17 mars te këtij vitit, vetëm pas rrëmbimit të fëmijës së dytë, i cili banonte shumë pranë apartamentit ku jetonte 45-vjeçari .

I njohur si “Monstra i Laprakës”, Ardian Prrenjasi, pas arrestimit ka dëshmuar në detaje mënyrën si e mashtroi dhe vrau Julian Çelën, 11-vjeçarin e zhdukur më 30 nëntor 2012 në Tiranë. Pasi pranoi krimin një ditë më parë, 45-vjeçari është shoqëruar me pranga në duar në banesën ku abuzonte me të miturit. Prrenjasi ka shpjeguar me hollësi mekanizmin e rrëmbimit dhe vrasjes së djalit të zv.drejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili ishte deklaruar i humbur që prej 30 nëntorit 2012. Ndërkohë, pa gjetjen e trupit Prokurioria nuk ka ngritur akuzë për vrasje. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›