42 të vrarë pas një sulmi në Jemen

Një sulmues vetëvrasës ka goditur një fshat në provincën jugore të Jemenit, Abyan, duke vrarë së paku 42 persona.
Sipas bilancit paraprak të zyrtarëve bëhet e ditur se ishin dhjetëra tjerë të plagosurit, në sulmin që u krye gjatë një shërbimi funeral në qytetin e Jaar.
Zyrtarët ushtarakë thanë për Associated Press se ceremonia e funeralit po kryhej për një njeri të lidhur me milicinë, e cila kishte ndihmuar ushtrinë në luftën kundër Al-Qaedës.
Ata thanë se pesë të dyshuar si militantë të Al-Qaedës u vranë më herët gjatë ditës.
Dyshohet se ata u vranë gjatë një sulmi të forcave ajrore të SHBA-së me aeroplanë të telekomanduar.
Zyrtarët thonë se sulmi ka ndodhur pranë fshatit Al Kotin, në provincën Hadramut.