E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftime të ashpëra në Siri, frikë për një ofensivë ushtarake

Luftimet e ashpëra vazhdojnë në qytetin sirian të Alepos, ndërsa frika se ushtria do të lëshojë brenda pak ditësh një sulm me kapacitet të plotë rritet. Një komandant rebel në terren tha për Reuters se luftëtarët e tij po përgatiten për një ofensivë të fortë.

Në Damask, burimet e ushtrisë thanë se kishin dëbuar rebelët nga një fortesë e fundit. Ata treguan se rebelët ishin tërhequr. Luftimet vijnë pasi 48 pelegrinë iranianë u rrëmbyen afër një vendi të shenjtë shiit të shtunën. Diplomatët iraniane dhe televizioni shtetëror fajësuan për rrëmbimin, i cili u krye në afërsi të faltores së Sayyida Zejnebit, grupet e aramatosura.
 

Dje forcat siriane të sigurisë goditën me forcë të madhe rebelët në Damask dhe Aleppo, ndërkohë që diplomatët e OKB-së dënuan qeverinë siriane dhe kritikuan Këshillin e Sigurimit për rolin e tyre në kryengritjenj 17 muajshe në të këtë vend. Aktivistët thonë se trupat siriane sulmuan bazat e opozitës në rrethinat e kryeqytetit dhe bombarduan disa lagje në qytetin verior të Aleppos. Observatori i opozitës siriane për të Drejtat e Njeriut tha dje se rreth dhjetëra njërëz janë vranë në mbarë Sirinë.

Në OKB, Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë jo-detyruese që dënon përdorimin e armëve të rënda nga ana e Sirisë. Votimi gjithashtu kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së se ka dështuar në përpjekjet për të ndalur dhunën. Por ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin tha se rezoluta nuk do të ndihmojë në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u zhvillua një ditë pasi Kofi Anan dha dorëheqjen nga detyra e të dërguarit ndërkombëtar në Siri, duke fajësuar atë që ai e quajti mungesë të unitetit në Këshillin e Sigurimit. Ndërkohë Turqia ka rritur praninë ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë. Disa tanke janë dislokuar në provincën Kilis, e cila ndodhet pranë kufirit me Sirinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›