Clinton javën e ardhshme në Turqi

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Victoria Nuland, ka bërë të ditur se sekretarja Hillary Clinton do të udhëtojë këtë javë për në Turqi, për të biseduar rreth situatës në Siri.
"Clinton, më 11 gusht, do të zhvillojë bisedime dypalëshe me qeverinë turke në Stamboll", ka saktësuar Nuland.
Sekretarja amerikane e Shtetit aktualisht ndodhet në Malavi, nga ku do të udhëtojë për në Afrikën e Jugut, për të takuar ish-presidentin Nelson Mandela.
Ndalesa e fundit në Afrikë do të jetë Gana.