E Shtunë, 31 Tetor 2026

43 vetë numri i të vdekurve

Pakistan

Ka shkuar në 43 vetë numri i të vrarëve gjatë dhunës politike në qytetin Karaçi të Pakistanit, pas vrasjes së një politikani vendor Raza Haider ditën e hënë. Rrugët e Karaçit janë të shkretuara dhe dëshmitarët okularë thonë se persona të armatosur kanë marrë kontrollin në disa lagje të qytetit. Haider, një figurë me influencë, u vra në një ceremoni varrimi në një xhami. Mijëra aktivistë të partisë së tij u bashkuan me udhëheqësit e kësaj partie në qendër të Karaçit për të marrë pjesë në funeralin e z. Haider. Një korrespondent i BBC-së thotë se më herët, zyrtarë të lartë të partisë së tij, me inicialet MQM, një parti ku shumica janë myslimanë shiitë, kërcënuan se do të hakmerren menjëherë. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, njerëz të armatosur dolën nëpër rrugë, duke qëlluar civilë, si dhe biznese madje edhe gazetarët në terren. Grupe të të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 300 vetë kanë humbur jetën gjatë këtij viti.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›