Ankimimi i PD-së, Kolegji zgjedh sot trupën gjykuese

Kolegji Zgjedhor pritet të caktoj sot trupën e gjyqtarëve që do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për këshillin bashkiak, si dhe të vendosë datën se kur do ta shqyrtojë këtë ankesë.
Një ditë me parë demokratët kanë depozituar padinë e tyre për këshillin bashkiak të kryeqytetit e cila bëhet kështu padia e tyre e dytë për Tiranën.
Padia e parë ishte ajo e këshillave të minibashkive, të cilat nuk u miratuan pasi përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk e votuan kostituimin e tyre.
Në ankimimin e Partisë Demokratike kërkohet nga ana e Kolegjit që të caktojë mandatet për këshillin bashkiak të Tiranës mbi bazën e tabelave të grupeve të numërimit për secilën qëndër votimi.