E Diel, 1 Nëntor 2026

48 orë nën rrënoja, shpëton bebja 2-javëshe

Pas lajmit të kobshëm se Junusi 13-vjeçar, i cili u nxor i gjallë nga rrënojat parmbrëmë, humbi jetën, Turqia tanimë merr një lajm të mirë.

Pamjet televizive treguan ekipet e shpëtimit tek duartrokisnin teksa foshnja Azra Karaduman nxirrej nga rrënojat. Shumë të tjerë nuk i mbajtët dot lotët e gëzimit, raporton versioni online i të përditshmes më të madhe turke “Zaman”.

Edhe nëna e foshnjës u shpëtua pasi u gjet e gjallë, e mbështetur në një divan nën rrënojat e ndërtesës së rrafshuar.

Ekipet e shpëtimit në Van dhe Erxhish po luftojnë me kohën në betejën e tyre për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i së dielës. Deri më tani mësohet se bilanci i viktimave ka arritur në 366 të vdekur dhe mbi 1300 të plagosur.

Videon e ngjarjes mund ta shikoni tek videogaleria teksa fotot mundi ti shikoni tek fotogaleria...

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2011-10-25 14:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›