E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontabilistë të Miratuar dhe Ekspertë Kontabël

 Në ceremoni mori pjese Ministri i Financave, Ridvan Bode, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Ekonomisë, të organizmave profesionale të fushës së kontabilitetit dhe auditimit, përfaqësues të qarqeve akademike.

Ministri Bode rikonfirmoi qëndrimin dhe vendosmërinë e Qeverisë për përmirësimin e standardeve dhe rritjen e cilësisë në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe të raportimit financiar. Ai bëri një përshkrim të  reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë në funksion të përmirësimit të sistemit të raportimit financiar dhe auditimit dhe theksoi se procesi funksionoi si një i tërë dhe suksesi i realizimit te tij kërkoi kontributin dhe bashkëpunimin e gjithë institucioneve te përfshira si Bordi i Mbikëqyrjes, Autoritetit të Certifikimit,organizatat, akademinë.

Në takim u theksua gjithashtu nevoja për thellimin e reformave në këtë fushë duke synuar përmirësime të mëtejshme në marrëveshjet institucionale dhe ligjore në linjë me acquis të BE-së, gjë që kërkon angazhimin e të gjitha strukturave qeveritare dhe joqeveritare. Sot u certifikuan 248 Kontabiliste të Miratuar dhe 19 Ekspertë Kontabël të regjistruar.  /Start/

                                                                                             2011-10-25 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›