Unifikimi i tregjeve me Kosovën, ‘ëndrra’ vazhdon

Megjithatë, deklarata për unifikim të tregjeve bëhen ende, së fundi nga dy dhomat e tregtisë së të dy vendeve.
Vitet e fundit është bërë shumë pak në këtë drejtim, ndërsa periudhën e embargos që vendosi Kosova ndaj Serbisë, Shqipëria e shfrytëzoi shumë pak. Për këtë qëllim i diskutua sot midis dhomave të tregtisë së Tiranës dhe Prishtinë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, zhvilloi të martën një takim me përfaqësues të Odës Ekonomike Kosovare. Gjatë takimit, Jaka u shpreh ka ardhur koha për unifikimin e tregjeve dhe hartimin e politikave ekonomike të përbashkëta.
"Bashkëpunimi politik ka ecur më shpejt se sa ai ekonomik. Edhe pse jemi dy shtete jemi një komb. Biznesi duhet trajtuar si një i tërë" theksoi Jaka. Sipas tij, është më se i domosdoshëm unifikimi i politikave dhe legjislacionit fiskal. Jaka vlerësoi edhe vendimin e qeverisë kosovare për embargon ndaj mallrave serbe.
Përfaqësuesi i Odës Ekonomike Kosovare, Zenun Pajaziti deklaroi se në tregun kosovar duhet të hyjnë më shumë mallra shqiptare për të bërë të mundur zëvendësimin me ato serbe. Në këtë drejtim, ai kërkoi krijimin e ekipeve të përbashkëta për të çuar përpara bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve./Start/
2011-10-25 12:11