48 vjet burg per vrasesit e agjentit te antidroges
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor te Elbasanit dha dje pretencen me 48 vjet burg per dy shtetasit e akuzuar per vrasjen e ish-policit Roland Rexhepi ngjarje e ndodhur ne muajin korrik te vitit 2009.Pas shume seancash gjyqesore mesditen e djeshme prokurori i ceshtjes Ridvan Sukaj pasi ka parashtruar te gjitha provat materiale ne ngarkim teArmand Llakajt 36 vjec dhe Marjus Tafa 26 vjecdha pretencen per 28 vjet burg per Armand Llakaj nen akuzen e Vrasjes me dashje me paramendim ne bashkepunim ne rolin e ekzekutorit si dhe Armembajtje pa leje dhe 20 vjet burg per shtetasin Marjus Tafa me akuzen vrasje me dashje me paramendim ne bashkepunim ne rolin e ndihmesit. Pasi ka lexuar pretencen per dy te akuzuarit e vrasjes se ish-policit gjyqtari i ceshtjes Artan Gjermeni ka kerkuar shtyrjen e vendimit te trupit gjykues per te merkuren tjeter pasi sipas tij dje ishte njohur me pretencen e prokurorit dhe se ceshtja do te shqyrtohet per te marre nje vendim. Seanca e parafundit ne ngarkim te dy shtetasve eshte zhvilluar pa pranine e ketyre te fundit por vetem te avokateve te tyre mbrojtes. Ne daten 22 korrik te vitit 2009 ne oren 0730 te mengjesit ish-polici Roland Rexhepi me nofken Doda u ekzekutua me arme zjarri tip automatik teksa nxirrte nga garazhi mjetin e tij.
Rreth dy muaj pas vrasjes se ish-agjentit te antidroges Roland Rexhepi policia e Elbasanit konfirmoi se personat e dyshuar per ketevrasje ishinMarjus Tafa dhe Armand Llakaj qe te dy banues ne lagjen Haxhias te qytetit te Elbasanit.Edhe pse dy te akuzuarit asnjehere nuk e kane pranuar krimin ne baze te hetimeve dhe aktit te ekspertizes se ADN-se konstatohet se shenjat e lena ne arme ne mjetin tip motor me te cilin ato qelluan e me pas u larguan si edhe masken qe perdoren autoret i perkasin dy shtetasve te siperpermendur