E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritan Dajti kercenon me jete prokurorin

Ngjarja ne seancen e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda

Autori i ekzekutimit te kater policeve ne gusht 2009 Dritan Dajti ka kercenuar ne gjykate prokurorin e ceshtjes. Ngjarja ndodhi dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda gjate seances se procesit ne ngarkim te te pandehurit i cili vazhdon te zhvillohet me dyer te mbyllura. Burime nga gjykata kane bere te ditur se shkak eshte bere nje debat i lindur mes te pandehurit dhe prokurorit ne lidhje me pyetjet qe do ti drejtoheshin deshmitarit Arjan Muca ish-shef i Drejtorise kunder Krimit te Organizuar ne Policine e Shtetit. Pasi eshte nderprere nga gjykata Dajti ia ka kaluar bllokun me pyetjet e pergatitura per deshmitarin bashke te pandehurit tjeter Erges Xhoxhaj. Kjo gje ka sjelle reagimin e prokurorit i cili i ka kerkuar gjykates te ndaloje kete lloj komunikimi mes te pandehurve. Kaq ka mjaftuar qe Dajti ti drejtohet prokurorit me fjale fyese dhe kercenime gje qe e ka detyruar gjykaten ta nxjerre jashte salles se gjyqit.

Deshmia

Burime prane Gjykates per Krimet e Renda bene te ditur se dje Muca iu pergjigj pyetjeve te te pandehurit Dajti ne lidhje me specifika te nderhyrjes se agjenteve te policise mesditen e 7 gushtit 2009 ne Durres. Mesohet se pyetjet e drejtuara nga i pandehuri kane pasur te bejne me distancat mes njeri-tjetrit te punonjesve te policise ne operacion vendosjeve te tyre si edhe hollesi te tjera kryesisht procedurale. Nje seance me pare Arjan Muca rrefeu para trupes gjykuese momentet e pergatitjes per operacionin e arrestimin e te shumekerkuarit si edhe momentet e perballjes me Dritan Dajtin pak sekonda pasi ai kishte qelluar per vdekje mbi kater policet. Fillimisht deshmitari eshte shprehur para gjykates se ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise kishte mberritur nje informacion ne rruge operative qe Dritan Dajti ishte perfshire ne nje rrjet trafiku. Po sipas deshmitarit pas ketij informacioni strukturat e policise kishin siguruar nje numer telefoni qe perdorej nga i shumekerkuari. Ate numer e kemi vene ne pergjim pergjim qe nuk na solli rezultat - eshte shprehur deshmitari. Referuar thenieve te tij pasi kishin lokalizuar vendstrehimin e Dajtit prane pistes Iliria ne plazhin e Durresit kane bere nje plan masash. Nje nate para operacionit shkuam dhe pame perimetrin. Pergatitem skicat. Do ishim tri grupe. U dhashe oficereve qe do te nderhynin edhe nje foto te Dajtit - ka pohuar deshmitari Muca ne ate seance. Ne lidhje me diten e ngjarjes Muca ka rrefyer se kur kane mberritur ne Durres kane qene tri makina dhe nje motor. Une isha me makine. Komunikoja me personat qe ishin aty me ane te celulareve. Kishim informacionin qe Dajti levizte me nje automjet lsquoTouareg me xhama te erret dhe qe qendronte gjithmone mbrapa. E pashe ne distance automjetin lsquoTouareg ne rrugicen prane pistes lsquoIliria. Mora ne telefon agjentet dhe u thashe qe po vinte. Automjeti lsquoTouareg beri nje xhiro dhe ndaloi ne nje rrugice prane pistes lsquoIliria. Une parkova makinen. Pas pak u thashe agjenteve te nderhynin - eshte shprehur deshmitari. Sipas deshmitarit ai kishte qene shume prane ne nje rrugice paralele kur kishte degjuar te shtena. Ne vijim ai ka rrefyer se kishte rendur drejt vendit ku ka pare oficeret e policise te gjakosur si edhe momentin kur i eshte afruar Dritan Dajtit te plagosur dhe e ka carmatosur duke i larguar pistoleten nga duart.

Ngjarja

Mesditen e 7 gushtit 2009 skuadra speciale operacionale zbarkoi ne Durres per te shtrenguar prangat ne duart e Dritan Dajtit pasi kishin informacion se i shumekerkuari ndodhej ne zonen e plazhit prane ish-pistes Iliria. Sapo specialet i afrohen makines me te cilen udhetonte Dajti ai qellon ne drejtim te tyre duke ekzekutuar ne pak minuta Fatos Xhanin Saimir Duckollarin Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskajn gjithashtu vret edhe mikun e tij Ledion Mare. Vete i shumekerkuari ra ne pranga pasi u plagos nga dy plumba dhe eshte i destinuar te qendroje pas nje karrigeje me rrota. Aktualisht Dajti dhe dy te pandehurit e tjere Ergest Xhoxhi dhe ish-polici Mariglen Mucaj po perballen me akuzat ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Para peseshes gjykuese po deshmojne efektivet e skuadres speciale operacionale te cilet moren pjese ne operacionin anti-Dajti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›