Konferenca Ipeshkvore Shqiptare kunder regjistrimit te Censusit do te bejme regjistrimin tone
Konferenca Ipeshkvore Katolike e Shqiperise eshte mbledhur gjate datave 8-9 nentor ne Tirane ne pranine e te gjithe ipeshkvijve te Shqiperise dhe Nuncit Apostolik ne Shqiperi Ramiro Moliner Ingles. Ne Asamblene e ipeshkvijve te Shqiperise mesohet se u diskutua mbi Censusin ku autoritetet e larta katolike bene me dije se jane verejtur gjate procesit te regjistrimit disa probleme si p.sh. nga informacionet e ardhura ka pasur persona qe nuk jane regjistruar fare te tjere kane pasur frike te regjistrohen apo nuk jane pergjigjur. Per kete arsye eshte menduar qe pavaresisht nga rezultati i Censusit duhet edhe ne te bejme nje proces regjistrimi te familjeve tona ne menyre qe te kemi nje perceptim me te sakte te realitetit - citon Radio Vatikani. Nderkaq behet me dije se jane diskutuar edhe ceshtje qe kane te bejne me jeten e Kishes Katolike ne Shqiperi. Gjithashtu u diskutua kremtimi i 50-vjetorit te Koncilit te Dyte te Vatikanit takimi i lsquoOborrit te Paganeve nisme e Keshillit Papnor per kulturen qe do te zhvillohet me 14 e 15 nentor ne Tirane. Me tej ipeshkvijte katolike te Shqiperise kane diskutuar edhe mbi edicionin e ri te Mesharit Romak librit liturgjik te Meshes rreth procesit te kanonizimit te martireve shqiptare si edhe rreth botimit ne shqip te katekizmit te Kishes katolike. Gjithnje ne qender te takimit te ipeshkvijve shqiptare ishte edhe 1700-vjetori i ediktit te Kostandinit pastaj letra apostolike lsquoPorta Fidei me te cilen Papa Benedikti XVI e shpall Vitin e Fese tetor 2012 ndash nentor 2013. Kjo asamble plenare e zakonshme e vjeshtes vjen menjehere pas mbledhjes se Keshillit te Konferencave Ipeshkvore te Evropes CCEE e cila mbajti punimet e saj ne Tirane nga 29 shtatori-2 tetor 2011 mbi temen e Ungjillezimit te Ri ne Evrope. Edhe episkopati shqiptar eshte i angazhuar ne kete nisme te gjithe Kishes Universale si dhe te Kishes qe eshte ne Evrope. Per sa i perket Koncilit II te Vatikanit ipeshkvijte mendojne se deri ne pranvere te vitit te ardhshem do te shohin driten e botimit ne gjuhen shqipe dokumentet e ketij koncili te rendesishem kishtar. E gjitha kjo edhe ne perputhje me Vitin e Fese shpallur nga Papa Benedikti XVI me letren apostolike Porta fidei.
Ne fund thuhet se ne kete asamble eshte menduar te behet edhe nje kerkese per nderimin e Gjon Palit II ne Shqiperi si i Lume.