E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet i kerkuari nga Vjena per grabitje me dhune

Nje i shumekerkuar nga autoritetet policore te Vjenes qe ne 2009-n eshte arrestuar nga Policia Kufitare Shqiptare ne Doganen e Qafe-Thanes diten e djeshme. Sali Saliu 42 vjec nga Tetova kerkohej nga drejtesia e Vjenes pasi akuzohet per vjedhje me dhune. 42-vjecari i kishte shpetuar shume policive te Evropes dhe kapet ne momentin qe shkel doganen shqiptare ndersa kishte kaluar kontrollin ne piken maqedonase. Autoritetet e Policise Kufitare Shqiptare e derguan te arrestuarin ne dhomat e paraburgimit ne Pogradec ku dhe do te vazhdohen procedurat e tjera. Vetem brenda nje jave policia kufitare ne Qafe-Thane ka arrestuar kater persona te kerkuar per vepra te ndryshme penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›