E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshillit Kombetar te Territorit kryefjale e mbledhjes projekti TAP

Shqipëria bëhet vendi i parë, ku mund të fillojnë punimet për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Me miratimin e projektit në Këshillin Kombëtar të Territorit, vendi ynë mbyll të gjitha detyrimet ndaj Konsorciumit. 
Këshillit Kombëtar të Territorit zhvilloi sot mbledhjen e radhës nën drejtimin e Kryeministrit Berisha ku në qendër të saj ishte gazsjellësi TAP.
Në vlerësimin e Kryeministri Berisha projekti gjigant TAP do sjellë mijëra investime, ndërsa Shqipëria ka një rol thelbësor në këtë projekt. 
“Kryefjala e mbledhjes është plani për gazsjellësin TAP, i cili është projekti më fleksibël. Një falënderim për përzgjedhësit e këtij projekti, ku Shqipëri ka një rol kyç. TAP është një projekt që kalon nëpër territorin tonë, duke i dhënë avantazhe atij të paktën me 200 km më të shkurtër se të gjithë të tjerët. Projekti është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi e vendos atë në një pozicion të rëndësishëm për energjinë. Me projektin TAP, nisur nga shpronësimet dhe punësimet, janë dhjetëra-mijëra familje që përfitojnë”, vuri në dukje kreu i qeverisë. 
Kryeministri vlerësoi faktin se projekti TAP nis me 40 miliardë Euro investime, ndërsa më pas pritet një rritje investimesh.
Kjo, sipas Kryeministrit, është një mbështetje si për industrinë e vendit ashtu dhe për ekonominë familjare.  Gjithashtu, me projektin TAP zgjidhet përfundimisht problemi i energjisë për bizneset dhe familjarët.

Këshilli mori vendime të rëndësishme për projekte në fushën e energjisë, duke miratuar edhe projektin e ndërtimit të Hidrocentralit në lumin Curraj të Kukësit. Hidrocentrali pritet të prodhojë 450 milionë kilovatë/orë në vit, ose sa çereku i Fierzës.  Këshilli i Kombëtar i Territorit miratoi plane vendore të disa bashkive, mes të cilave edhe ndërtimi I një kompjeksi turistik në Ishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›