Diploma e Bossi-t, Rama: T’i japim fund maskaradës së tregtisë së diplomave
TIRANE – I pranishëm në çeljen e garës për kryetarin e FRESSH-it, kryesocialisti Edi Rama reagoi në lidhje me skandalin e diplomës shqiptare të djalit të politikanit italian Umberto Bosi. Gjatë fjalës së tij përpara të rinjve socialistë, shefi i opozitës e etiketoi Umberto Bosin si racist dhe antishqiptar.
“Duam një Shqipëri Europiane, të respektuar në bashkësinë e Europës, jo një vend që bëhet gazi i botës, siç u bë dhe dje me diplomën false të djalit të Umberto Bossi-t, karagjozit racist dhe antishqiptar matanë Adriatikut. E tërë Shqipëria dhe e tërë Italia u morën dje më atë diplomë të shitur në këmbim të parave.”- deklaroi Rama.
Shefi i opozitës theksoi se PS-ja do t’i japë fund asaj që ai e cilësoi si maskaradë të tregtisë së diplomave në vend.
“Të ndërtojmë një sistem universitar europian, ku të rejat dhe të rinjtë e këtij vendi të përgatiten për të qenë qytetarët e aftë dhe të barabartë të bashkimit të nesërm europian”- vijoi më tej Rama.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera 'Diploma e Bossi-t', Prokuroria nis hetimet, AK: Të dorëhiqet Tafaj, MASH: Po inspektojmë