Gjykata jep masat ndaj të “fortëve” të Kamzës

Masa e sigurisë me burg pa afat u dha ndaj shtetasve, Albert Osmani dhe Alfred Palushin, ndërsa me 30 ditë paraburgim, u vendos masa ndaj shtetasve Altin Palushi dhe Dritan Mëhilli, ndërsa me 20 ditë paraburgim u vendos ndaj shtetasi Dritan Osmani.
Për 16 personat e tjerë, Gjykata vendosi masën e “detyrim me paraqitje”. Vendimi pritet të merret edhe ndaj 4 të ndaluarve të tjerë.
Arrestimet u kryen mëngjesin e datës 2 maj, kur në polici ishin dhënë informacione se në Kamzë qarkullonin persona të armatosur që ushtronin presione ndaj drejtuesve të furgonëve për të favorizuar linjën e autobusëve të rinj që ishte vendosur.
Atë ditë, ndërhynë forcat speciale për të kryer arrestimet, teksa u shkrepën edhe plumba në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. /Start/
2012-05-05 15:03