5 Maji, Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve
TIRANE- Drejtues të opozitës, me në krye kryetarin Edi Rama zhvilluan sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, në shenjë respekti dhe nderimi ndaj dëshmorëve, në përkujtim të 5 majit.
Kryetari socialist vendosi kurorë me lule tek monumenti “Nënë Shqipëri” në shenjë respekti e mirënjohje për cdo veteran të luftës, cdo njeri që diktatura komuniste e persekutoi dhe e pengoi të jetonte i lirë ashtu si kundër cdo martir të asaj diktature.
Rama theksoi më tej se “Të gjithë këta njerzë i bashkon ajo që mbetet sot e gjithë ditën pjesë e pandarë e jetës sonëe ëndrra për një atdhe të përbashkët që të mund të jetë shtëpia e cdo shqiptari”, dhe në respekt të kujtimit të dëshmorëve nuk pranoi të komentonte asnjë fjalë për zgjedhjet e 8 majit.
Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve do të bëhen dhe nga Kryeministri Berisha dhe kryetari i LSI-së Ilir Meta, ndërsa presidenti Bamir Topi do të vizitojë sot qarkun e Dibrës ku do të zhvillojë vizita në familjet e dëshmorëve të atdheut.
Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Të 28 mijë dëshmorët, ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.
(s.g/balkanWeb)