E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zedhenesja e kandidatit Basha Premtimet e Edi Rames fjale boshe

“Premtimet e Edi Ramës sot, nuk përmbajnë asgjë më shumë se sa të njëjtat premtime elektorale të zgjedhjeve të vitit 2007”.

Kështu deklaroi sot për mediat Anila Bisha, zëdhënëse e fushatës së kandidatit për kryebashkiak në Tiranë, Lulzim Basha.

Sipas saj, Rama premtoi të ndërtonte rrugë te reja për të rregulluar trafikun, por të gjithë e dimë se si është trafiku sot në Tiranë.

“Ai premtoi 10 shkolla të reja, që jo vetëm nuk u ndërtuan kurrë, por edhe aktualet nuk janë të sigurta për fëmijët tanë.

Premtoi internet falas për të gjithë të rinjtë, ai premtoi të ndërtonte 400 terrene sportive si dhe premtoi ta shndërronte Tiranën në qytetin më të pastër.

Këto premtime nuk u realizuan kurrë dhe në përfundim të këtyre zgjedhjeve, premtimet e kësaj fushate do të kenë të njëjtin fat”, shtoi Bisha.

Duke përfunduar se nëse këto premtime nuk janë realizuar gjatë 11 viteve të Ramës si kryetar bashkie, pse duhet ndokush të besojë se ai do t’i realizojë ato në 4-vjeçarin e ardhshëm.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›