5 Maji drejtuesit e larte te shtetit homazhe prane monumentit Nene Shqiperi
Përkujtohet sot Ditën e Dëshmorëve dhe në pranë memorialit “Nënë Shqipëri” është organizuar ceremoniali shtetetëror, ku krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare zhvilluan homazhe në nderim të dëshmorëve që ranë për atdheun.
Si çdo vit në respekt të traditës, edhe këtë 5 maj mazhoranca dhe opozita i zhvilluan homazhet të ndara. Por ky vit pati një ndryshim pasi PS dhe LSI pas disa vitesh i zhvilluan në të njëjtën orë homazhet, duke mos u kufizuar nga oraret. Paraditen e sotme në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë zhvilluan homazhe, Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule.
Më pas dhe drejtues e përfaqësues të PS-së e LSI-së bënë në respekt të kësaj ditë zhvilluan homazhe dhe vunë kurora me lule pranë memorialit. “Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para këtyre të rënëve të atdheut. Nderime për të rënët e kombit pasi bënë të mundur që Shqipëria të jetë e lirë”, vuri në dukje Kryeministri Berisha, në përfundim të këtij ceremoniali.
Nga ana e tij, Kryebashkiaku Basha ka vlerësuar në këtë ditë, së bashku me mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Tiranës punonjësit e Policisë që ranë në krye të detyrës, në përpjekje për të krijuar një vend më të sigurt. Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka vizituar në këtë ditë të përkujtimit të dëshmorëve, familjet e heronjve Bedri Myslim Karapici i cili humbi jetën në moshën 20 vjeçare dhe familjes së Spartak Deliut, i vrarë nga Policia më 6 mars 1991, vetëm 15 vjeç, pas një proteste kundër regjimit komunist dhe në familjen e Qerim Alimehmetit. Z. Basha vizitoi sot edhe familjet e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Kreu i Bashkisë së Tiranës ka vlerësuar kurajon me të cilën qytetarët shqiptarë pavarësisht moshës së tyre qëndruan dhe ranë heroikisht kundër pushtuesve dhe regjimit komunist në Shqipëri. “Nderim dhe respekt përjetë, heronjve të kombit shqiptar!”- u shpreh z. Basha.
Vec politikës, edhe shoqatat e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.
Kryeministri Berisha në familjen Hajdari e Hoxha
Në Ditën e Dëshmorëve, Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi familjen e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari dhe të Dëshmorit të Atdheut Idriz Hoxha. Në këto vizita ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit, Ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Prefekti i Tiranës. Kryeministri Berisha, në një bisedë të ngrohtë me bashkëshorten e fëmijët e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari, kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme të Lëvizjes së Dhjetorit ’90-të dhe rolin vendimtar të Azem Hajdarit në të. “Sot është një ditë e veçantë, dita e nderimit e të gjithë atyre që u flijuan për lirinë, bënë gjithçka për lirinë. Në histori sa më shumë të hulumtohet, aq më shumë do të pohohet se ato që ka bërë Azem Hajdari për lirinë e shqiptarëve, ato ditë dhjetori të vitit ’90-të, nuk i ka bërë kush. Sepse ajo ishte një përballje më e pabarabarta, më e zbuluara, më e hapura. Një përballje që u fitua. Fakti që sot ai është midis nesh vjen mbi të gjitha, nga ai kontribut që ai dha në vitin ’90-të. Unë kam bindjen se vepra, kontributi i tij do të shndrisë e shkëlqejë në altarin e lirisë së shqiptarëve,” – nënvizoi Berisha. Më pas, Kryeministri vizitoi familjen e Dëshmorit të Atdheut Idriz Hoxha, Komandat-pilot i Regjimentit të Bazës Ajrore të Rinasit, i rënë në krye të detyrës. “Erdha të shpreh ndermin më të thellë, të përulem me respektin më të madh para kujtimit të bashkëshortit tuaj, babit tuaj, aviatorit trim, atdhetar dhe i përkushtuar. Sot, çdo ndjenjë e mirë, e tërë dashuria e respekti u takon të rënëve për atdhe. Idriz Hoxha qëndron në krye të atyre burrave e grave, djemve e vajzave që u flijuan në emër të detyrës, të dinjitetit. Erdha sot të shpreh nderimin në emër të qeverisë,” – u shpreh Kryeministri.