Besimtaret kremtuan kete te diele ne mbare vendin Pashket ortodokse

Besimtarët kremtojnë sot në të gjithë vendin Pashkët ortodokse. Në këtë ditë të veçantë ka ardhur dhe urimi i Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos uroi besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve. “Sado dëshpëruese të jenë kushtet e sotme të jetës, ekziston një lajm i gëzueshëm i përjetshëm, të cilin Kisha e shpall gjatë të kremtes së Pashkës në mënyrë panegjirike: Krishti dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore. Ky fakt ndryshoi rrënjësisht ecurinë e botës, perspektivën dhe dinamikën e jetës sonë”, theksoi Kryepiskopi ne mesazhin e tij te urimit.
Presidenti Nishani uroi të gjithë besimtarët kristianë-ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve “Lejomëni të dashur besimtarë kristianë-ortodoksë, t’ju them shumë sinqerisht dhe shumë dashamirësisht se ushqej ndaj jush një simpati, një respekt dhe një stimë individuale të veçantë. Për një numër arsyesh. Së pari për marrëdhënien e ngushtë bashkëpunuese mes besimit tuaj, kishës suaj, përfaqësuesve të saj, besimtarëve dhe Rilindjes sonë Kombëtare. Kanë qenë, janë dhe do të mbeten përgjithmonë të pashlyeshme nga kujtesa jonë kombëtare lodhjet dhe sakrificat e pafundme që të parët tuaj mëmëdhetarë, me pushkë e me penë, bënë për çështjen kombëtare shqiptare gjatë shumë e shumë viteve brenda e jashtë Shqipërisë”, uroi besimtaret kreu i shtetit.
Njëkohësisht, ndalur në zgjedhjet e afërta parlamentare, Presidenti Nishani ftoi me këtë rast të gjitha komunitetet besimtare, në një bashkëpunim sa më të frytshëm me institucionet në të mirë të zhvillimit të qetë të zgjedhjeve.
Kryeministri në Katedralen Ortodokse në Tiranë Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja, zonja Liri Berisha, vizitoi sot Katedralen Ortodokse në Tiranë, për t’i shprehur urimet Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anasatas Janullatos dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, për pashkën, ditën e shenjtë të ringjalljes së Krishtit. Në urimin e tij, Kryeministri Berisha u shpreh: “Ringjallja e Krishtit është dita e shenjtë e besimtarëve të krishterë ortodoksë, e besimtarëve të krishterë në tërësi, por edhe e të gjithë besimtarëve të Zotit, që admirojnë, nderojnë përjetësinë, shpresën, besimin, të ardhmen. Është një rast i veçantë për mua, t’i shpreh edhe një herë Hirësisë së tij, Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale Shqiptare Janullatos, mirënjohjen më të thellë, nderimin më të madh për punën e madhe që ka bërë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Shqiptare dhe jo vetëm kaq, por e përkushtimin e tij të madh, për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët në këtë periudhë në të gjitha aspektet. Është një nderim i madh për etërit e Kishës Autoqefale Shqiptare, të cilët me vendosmëri bënë që Kisha Autoqefale Shqiptare të ndërrohet në tempullin Zotit dhe tempullin e atdhetarisë së shqiptarëve. Edhe një herë gëzuar!”, u shpreh Kryeministri.
Kryeparlamentarja uron Pashkën Kryetarja e Kuvendit uroi sot të gjithë besimtarët e krishterë ortodoksë, për festën e Pashkëve. Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit i përcolli urimet për Pashkët, Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale , Hirësisë së tij, Anastas Janullatos në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit tha se “Pashkët janë një moment reflektimi për të gjithë njerëzimin për sakrificën dhe besimin në emër të vlerave. Është një çast i bukur për t'i uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë “Gëzuar Pashkët”. Është një moment reflektimi mbi një akt hyjnor të sakrifikimit në emër të mëkateve të gjithë njerëzimit, që Jezusi bëri. Me një simbolikë për ti kujtuar botës, secilit prej nesh për ti qëndruar vlerave, me të cilat ne jemi rritur dhe do të shikojmë përpara. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë, në Shqipëri, në të gjitha trojet shqiptare, e veçanërisht emigrantëve. Gëzuar ju gazetarëve, gëzuar Pashkët”, u shpreh ajo.
Uron kryebashkiaku Basha
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka uruar sot besimtarët ortodoksë, me rastin e festës së Pashkëve. Z. Basha, urimin e tij e ka përcjellë gjatë vizitës në Katedralen e re Ortodokse, “Ringjallja e Krishtit”. “Besimtarëve ortodoksë, u uroj nga zemra “Gëzuar Pashkët!”. Në këtë ditë të shenjtë e të bekuar paçin bekimin e Zotit, për veten e tyre, familjet e tyre, për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë! Është një ditë e bukur, një festim i bukur e madhështor i Pashkës Ortodokse në kryeqytet që i jep edhe më shumë hijeshi e bukuri këtij qyteti që ndërthur kaq bukur harmoninë, bashkëjetesën, respektin e ndërsjellë për njeri-tjetrin. Në këtë kuptim, kjo nuk është vetëm festa e besimtarëve ortodoksë por është festë e qytetit, festë e të gjithë qytetarëve, është festë e të gjithë shqiptarëve. Gëzuar!”.
Kryetari Rama uron besimtarët ortodoksë Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij zhvilloi një vizitë në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit”, prej ku uroi të gjithë besimtarët për festën e Pashkëve. “Shqipëria është vendi ku te gjithë festojnë festat e të gjithëve. Kjo është një pasuri që duhet t’ua lëmë brezave. Sot është dita e duhur për tu thënë të gjithëve kurajo, forca, gëzuar dhe ëndrrat dhe shpresat e të gjithëve janë të mundura, pasi dhe rilindja është e mundur”, u shpreh Rama.
Pashkët në rrethe Korça Besimtarët ortodoksë dhe shumë qytetarë korçarë u mblodhën në sheshin para Katedrales Ngjallja e Krishtit në pritje të lajmit se Krishti u ngjall. Mitropoliti i Korçës Imzot Johani mbajti meshën tradicionale ,duke përcjellë urimin për më shumë harmoni,dashuri dhe kujdes ndaj njëri tjetrit. Gjirokastër Mesha e organizuar në ambientet e jashtme të kishës më të madhe dhe më të vjetër në qytet, u përcoll nga besimtarët e shumtë gjirokastrite të cilët kanë ndezur qirinj në shenjë mbarësie për ringjalljen e një epoke të re. Vlora Me qindra besimtarë ortodoks i janë drejtuar kishës për të marrë pjesë në ritualin e mesnatës. At Konstandin Prifti, i cili ka drejtuar meshën dhe javën e shenjtë me ceremonialet e saj në Vlore, ka uruar besimtarët për më shumë paqe në shtëpitë e tyre. Fieri Ringjallja e Krishtit është kremtuar edhe në kishën e Shën Gjergjit në Fier. Besimtarët kanë marrë flakën e shenjtë për të bekuar shtëpitë e tyre. Në fund të ceremonisë besimtarët kanë thyer vezët e kuqe që janë simbol i pashkëve ortodokse.