E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan kimisti i njohur Ibrahim Dakli

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka dorëzuar titullin “Mirënjohje e qarkut te Elbasanit ” kimistit të njohur Ibrahim Dakli.  

Gjatë një vizite në familjen e tij Imami e vlerësoi Ibrahim Daklin si krenari të Shqipërisë dhe qytetit të Elbasanit, jo vetëm për karrierën e njohur por edhe si një njeri që nuk mbështeti kurrë diktaturën komuniste. 

Kimisti 93 vjeçar me 27 shpikje, është kthyer në vendlindje dhe ka marrë pjesë edhe në disa aktivitete që u organizuan për nderimin e xhaxhait të tij Ahmet Daklit dhe 90 vjetorit të gazetës “Ura e Shkumbinit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›