E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ngrohte terheq qytetaret drejt bregdetit

Plazhi i Durrësit ka pritur këtë fundjavë mjaft pushues edhe pse sezoni turistik nuk ka nisur ende. 

Shumë qytetarë të Tiranës, Kosovës dhe Maqedonisë po frekuentojnë të gjithë vijën bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Iliria duke shijuar rërën, diellin dhe detin. 

Por gjithmonë sa herë vijnë në Durrës ata kanë një kërkesë: Të zgjidhet problemi i pastërtisë. 

Ngritja e temperaturave pritet të sjellë një numër më të lartë pushuesish ditët në vazhdim. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›