E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceshtja "Hoxha", dëshmon ish shefi i SHIK- ut të Lezhës

Ish- kreu i SHIK-t të Lezhës në vitin 1997 ishte dëshmitar në seancën gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha. Frroku: Për torturat në Vain të Lezhës informova Fatos Klosin. 

TIRANE-  Ka dëshmuar sot në procesin gjyqesor për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha ish- kreu i SHIK-t të Lezhës në vitin 1997, Mark Frroku.

Ai ka treguar se nga takimet me disa punonjës të bazës së SHIK-ut në Vain të Lezhës kishte mësuar se atje ishin mbajtur dhe keqtrajtuar fizikisht disa persona.  Madje Frroku dëshmoi se kishte takuar edhe një nga dëshmitaret kryesore të këtij procesi Ziso Kristopuli.

Vetë Kristopuli i kishte dëshmiuar Frrokut se ndaj tij ishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike. Më tej në dëshminë e tij ish kreu i SHIK-ut të Lezhës tha se kishte vënë në dijeni edhe shefin e atëhershëm të SHIK-ut Fatos Klosin.

Të pandehur në këtë proces janë katër ish-punonjës të SHIK-ut, konkretisht Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi. Mbi ta, rëndon akuza për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, në 1995 në Tiranë. Gjithashtu të pandehurit akuzohen edhe për rrëmbimin e torturimin e shtetasve Ziso Kristopulli dhe Avdyl Loshaj.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›