'5 Maji', politika nderon Dëshmorët e Atdheut, homazhe në memorialin “Nënë Shqipëri”
TIRANE - Shqiptarët përkujtojnë sot 5 Majin, “Ditën e Dëshmorëve”. Krerët më të lartë të shtetit dhe të politikës shqiptare nderuan me respekt dhe përulje Dëshmorët që ranë për Atdheun.
Ashtu sikurse çdo vit, mazhoranca dhe opozita, zhvilluan homazhe të ndara në "Varrezat e Dëshmorëve", duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”, në ceremoni të ndara.
Rreth orës 10:00 në “Varrezat e Dëshmorëve” në Tiranë zhvilluan homazhe, Presidenti Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të lartë të kabinetit qeveritar, të cilët nderuan dëshmorët dhe vendosën kurora me lule. Më, pas, rreth orës 11:00, opozita e bashkuar, me në krye liderin e PS-së Edi Rama dhe kryetarin e LSI-së Ilir Meta, u përkulën përpara memorialit "Nënë Shqipëri", në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.
Në çdo 5 Maj, Shqipëria përkujton 28 mijë dëshmorët e saj të rënë në Luftën Nacional Çlirimtare. Dëshmorët ranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.
OPOZITA BASHKUAR ZHVILLON HOMAZHE
ORA 11:00 - Rreth orës 11:00, në memorialin “Nëna Shqipëri” vendosën kurora me lule përfaqësuesit e opozitës së bashkuar. Kryetari i PS-së Edi Rama, lideri i LSI-së Ilir Meta dhe drejtues të lartë të opozitës shqiptare u përkulën me nderim përpara memorialit "Nënë Shqipëri".
BERISHA: NDER PERJETE TE RENEVE TE KOMBIT
ORA 10:10 - Në përfundim të homazheve, kryeministri Berisha tha se sot është dita e përuljes para të rënëve të kombit, të cilëve u detyrohemi lirinë.
“Nderimi më i madh, ndjenjat, dashuria, gjithçka tjetër janë sot tek të rënët e kombit tone. Çdo shqiptar përulet me nderimin më të madh para atyre vajzave e djemve, burrave dhe grave që me sakrificën e tyre sublime bënë të mundur që shqiptarët sot t’i nderojnë ata në liri. Bënë të mundur që Shqipëria sot të jetë anëtare e aleancës më të fuqishme të lirisë. Bënë të mundur që sot Shqipëria të jetë një vend që ecën e sigurt në rrugën e integrimit evropian. Nder përjetë atyre, familjeve të tyre që sot nuk kanë më të dashurit, por kanë emrin e mirë që ata lanë për veprën e pavdekshme që realizuan.”- u shpreh kryeministri Berisha.
ALEANCA KUQ E ZI, NJE FLAMUR PER CDO DESHMOR
ORA 09:45 - Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, Aleanca Kuq e Zi zhvilloi homazhe tek varrezat e Dëshmorëve të Atdheut. Për të dytin vit radhazi, drejtues të AK vendosën nga një flamur kombëtar për çdo dëshmor. Pas homazheve, Lisen Bashkurti në emër të Aleancës Kuq e Zi u shpreh: “Sot është një ditë e madhe për mbarë njerëzimin, është dita kur kujtojmë rrënimin e nazi-fashismit në botë dhe triumfin e aleancës antifashiste. Është dita kur djemtë dhe vajzat më të mira të Shqipërisë flijuan jetën e tyre. Ne jemi borxhli për jetë të jetëve gjakut, sakrificës së tyre, që luftuan për një Shqipëri të lirë, të pavarur, për një komb dinjitoz, për liritë dhe të drejtat e njeriut. Ne kemi amanet si Aleancë Kuq e Zi t’i dedikojmë gjithë jetën tonë veprës së tyre madhore. I përjetshëm qoftë kujtimi i dëshmorëve të kombit, i përjetshëm qoftë frymëzimi i tyre në jetën, luftën dhe përpjekjet tona për liri dhe demokraci.”
5 MAJI, DITA E DËSHMORËVE, HOMAZHE NËPËR RRETHE
5 Maji, Dita në nderim te aktit heroik të heronjve dhe dëshmorëve të kombit tonë, u kujtua sot jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha rrethet e vendit, ku përfaqësues të forcave politike, pushtetit lokal, familjarë dhe qytetarë të ndryshëm vendosën kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve të qyteteve.
ELBASAN
Përfaqësues të pushtetit lokal në qytetin e Elbasanit, si dhe të partive politike kanë zhvilluar paraditen e sotme homazhe në varrezat e dëshmorëve në kuadër të 5 Majit. Kurora me lule janë vendosur në lapidarin e të rënëve, ku nuk ka munguar edhe pjesëmarrja e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini ka deklaruar se “ dita e dëshmorëve është dita kur kujtojmë me krenari të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Dëshmorët dhanë jetën e tyre rininë e tyre për lirinë e atdheut. Më pas është vizituar edhe muzeu ku ndodhen fotot e dëshmorëve të rënë në qytetin e Elbasanit. Shumë dëshmorë janë përjetësuar në emra rrugësh dhe librash në këtë qytet.
BERAT
Në Ditën e Dëshmorëve, drejtues të pushtetit vendor, deputetë e familjarë të dëshmorëve të luftës kanë zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Beratit. Ceremonia ka filluar mëngjesin e sotëm me vendosjen e kurorave e buqetave me lule në përmendoren kushtuar të rënëve e më pas janë zhvilluar nderimet e rastit në varret e dëshmorëve Beratas që ranë për lirinë e Atdheut. Duke folur për mediat, deputeti Nasip Naço vlerësoi si të pavdekshme figurën e dëshmorëve që dhanë jetën për t’i sjellë lirinë Shqipërisë.
(er.nu/BalkanWeb)