5 barinj bllokohen nga bora prej 7 ditesh
Mat-5 barinj me rreth 300 koke bageti kane mbetur te bllokuar prej 7 ditesh ne vendin e quajtur Pasdeje ne Mat. Familjaret e barinjve kerkojne nga pronari i tyre te ndihmoje ne zgjidhjen e situates. Barinjte prej 7 ditesh qendrojne ne godinat e ndertuara per ta dhe bagetite ne zonen e Pasdejes. Nderkohe mesohet se po u pakesohen edhe rezervat ushqimore. Trashesia e bores ne kete zone shkon ne 1.5 deri ne 2 meter cka veshtireson edhe nderhyrjen e mjeteve te ndihmese apo fadromave. Fshati me i aferm eshte 1 ore e gjysme larg dhe barinjte mbeten ne meshire te fatit nderkohe qe ne kete zone per shkak te kushteve atmosferike mungon energjia edhe komunikimi me celulare.