E Diel, 1 Nëntor 2026

Librazhd, rrëshqitjet e tokës dëmtojnë 8 banesa në fshatin Polis

Shkak për dëmtimet në banesat e këtij fshati është edhe fundosja e tokës në këtë zonë si pasojë e erozionit. Gjithashtu, fakti që banesat janë të vjetra e bën më të lehtë shembjen e tyre. Banorët e kësaj zone vitet e fundit i ka zënë paniku edhe nga rëniet masive të shkëmbinjve shumë pranë banesave të tyre.

Vetëm gjatë kësaj jave mësohet se  shkëmbinjtë  e rënë nga shpati i një kodre  kanë shkatërruar dhe rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së shtetasit Dilaver Tanushi dhe disa të tjerëve.

Vetë banorët shprehen se ngrysen e  gdhihen me ankthin e krijuar nga rreziku që u kanoset nga ndonjë fatkeqësi natyrore. Banesat e tyre  dalëngadalë po shkatërrohen plotësisht dhe ata  po bëjnë përpjekje që të largohen nga fshati që ka nisur të boshatiset nga viti në vit.

Banorët u bëjnë thirrje strukturave shtetërore që të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.

Fshati malor i Polisit ndodhet rreth 30 kilometra larg Librazhdit. Në këtë zonë të thellë malore dëbora nis të bjerë në muajin dhjetor dhe shkrihet në mars.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-07 18:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›