Kryeministri ngre komitetin e emergjencave Situata do ndiqet 24 ore ne 24
Situata e renduar nga reshjet e bores detyroi dje kryeministrin Berisha te ngreje komitetin e emergjencave. Ne mbledhjen e qeverise Berisha kerkoi qe tu vihet ne ndihme te gjithe banoreve te bllokuar. Ky Komitet duhet te ndjeke 24 ore ne 24 situaten e krijuar ne zonat e izoluara nga debora. Te gjitha potencialet duhet te vihen ne funksion te emergjences shendetesore dhe ne furnizimet e mundshme per zonat e bllokuara nga debora tha Berisha. Komiteti do te kryesohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani ku ne perberje do te jene perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes asaj te Puneve Publike Arsimit Shendetesise dhe Bujqesise. Vertet ne disa zona bora nuk arrin me shume se 1 meter por ne disa fshatra dhe lagje arrin ne 2 dhe me shume metra. Te gjitha potencialet duhet te vihen ne dispozicion te tyre ne radhe te pare ato mjekesore theksoi Kryeministri. Berisha dha porosite per te hartuar masa dhe plane veprimi per banoret e te gjitha zonave. E gjithe Shqiperia eshte e mbuluar me debore pervec ultesires. Nje vemendje te vecante duhet ti kushtohet epidemise se gripit. Numri i rasteve eshte ne rritje dhe ka raste ne forma mjaft serioze. Ne njoftimet e ketyre diteve flitet per 2 e ca mije. Nje pjese tjeter mjekohen vete. Edhe ky problem duhet te ndiqet me vemendje te madhe nga Ministria e Shendetesise shtoi kryeministri Berisha.