E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, banorët e zonave të thella kërkojnë ndihmë

“Situata është rënduar aq sa edhe akset rrugore këmbësore që lidhin fshatrat me njëri-tjetrin janë bllokuar e kanë dalë jashtë përdorimit”, thotë kryetari i komunës, Gëzim Meshaj.

Ndërkohë, trashësia e dëborës në këtë rajon të largët ka arritur nga 1.6  deri në 2.2 metra.

Trashësia e madhe e dëborës dhe mungesa e energjisë elektrike  kanë  sjellë përkeqësimin e mëtejshëm të gjendjes për banorët e  fshatrave të kësaj komune.  “Situata është duke u përkeqësuar edhe për faktin  se banorëve të  fshatrave Bris, Salcë etj., u janë mbaruar rezervat ushqimore,  gjë që ka rënduar ndjeshëm situatën”, thotë  Meshaj.

Sipas tij, në kushtet  kur situata sa vjen e rëndohet është e domosdoshme  ndihma e mjeteve  të ushtrisë për  hapjen e aksit rrugor që lidh komunën me qytetin e Bajram Currit  dhe sjelljen e ndihmave ushqimore për banorët e izoluar.

Një muaj më parë,  si rrjedhojë e  erërave  shumë të  forta  në fshatrat e kësaj komune u dëmtuan çatitë e 15 banesave, ndërsa  4 shtëpi  të tjera u bënë të pabanueshme nga dëmtimet e pësuara.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-07 16:26
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›