Urdhri i Vasilit Institucionet shendetesore ne gatishmeri
Sistemi shendetesor ne te gjithe vendin do te jete ne gatishmeri te plote per te mbrojtur shendetin e popullates nga temperaturat e uleta. Per kete arsye ministri i Shendetesise Petrit Vasili ka firmosur se fundi nje urdher sipas te cilit ne te gjitha drejtorite e shendetit publik dhe ne spitalet e rretheve te prekura nga i ftohti ekstrem duhet te ngrihen dhe aktivizohen Grupet Operacionale te Menaxhimit te Fatkeqesive.Pokeshtu ne Ministrine e Shendetesise do te ngrihet Grupi Operacional i Menaxhimit te Fatkeqesise si dhe do te aktivizohet Qendra Operacionale po per kete qellim. Te gjitha institucionet shendetesore qendra shendetesore poliklinika dhe spitale te perditesojne planet e gatishmerise per parandalimin dhe kontrollin e problematikes shendetesore qe lidhet me stinen e ftohte dhe te jene ne gatishmeri sipas grafikeve te miratuar paraprakisht. Sherbimet e Urgjences ne te gjithe vendin te pergatisin grafiket e gatishmerise sipas protokolleve standard te veprimit duke riorganizuar burimet njerezore dhe infrastrukturore sipas specifikave gjeografike dhe meteorologjike. Drejtorite e Spitaleve te bashkerendojne punen me Drejtorite e Shendetit Publik dhe Drejtorite Rajonale te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor per mbulimin me sherbimin e urgjences 24 ore sipas standardit te miratuar 8211 thuhet ne urdhrin e ministrit Vasili. Me tej ne te thuhet se ne bashkepunim te ngushte me strukturat e emergjencave civile dhe organet e pushtetit vendor duhet te sigurohet sherbimi shendetesor per banoret e zonave ne veshtiresi komunikimi dhe transporti per shkak te reshjeve te debores dhe kushteve te tjera te motit. Nder te tjera ministri Vasili urdheron institucionet shendetesore te sigurojne medikamentet dhe materialet mjekesore te nevojshme. Sipas urdhrit institucionet shendetesore publike dhe jopublike duhet te raportojne cdo jave prane sherbimit epidemiologjik perkates te Drejtorise se Shendetit Publik ne kuadrin e sistemit ALERT te gjitha rastet me infeksione respiratore te siperme dhe te poshtme qe paraqiten ne urgjencat e tyre. do rast me insuficience respiratore akute dhe infeksion respirator te rende si dhe cdo vdekje e papritur te raportohet brenda 24 oreve. Gjithashtu sherbimet epidemiologjike prane Drejtorive te Shendetit Publik duhet te raportojne prane ISHP me korrektesi ALERT dhe brenda 24 oreve cdo rast me insuficience respiratore akute dhe vdekje te papritur si dhe te organizojne ne bashkepunim me spitalet transportin e kampioneve.