E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 këshilla për të shkruar një jetëshkrim të mirë

25-01-2012 / “Wall Street Juornal”

Flasin Simon Sebag Montefiore,  David Remnick, Sugata Bose, Peter Popham, Joseph Lelyveld

Çfarë duhet tё posedosh, për t’u bёrё një shkrimtar i suksesshëm biografish? Ku bazoheni për tё zgjedhur temën e duhur? A ka rëndësi nëse subjekti është i vdekur apo i gjallë? A duhet të jeni objektivë? Ju duhet të paktën ta provoni? Disa nga pyetjet e mësipërme u paraqiten në një panel te festivalit tё Letërsisë, tё dielën, ku tё ftuar ishin shkrimtarë, tё cilët kohёt e fundit kanё shkruar biografi të profilit të lartë si Peter Popham (Aung San Suu Kyi), David Remnick (Obama), Sugata Bose (Chandra Bose), Simon Montefiore Sebag (Stalin) dhe Joseph Lelyveld (Gandhi). 

Këtu paraqitet një distilim i disa prej sugjerimeve dhe vërejtjeve në lidhje me artin e tyre. 1. “Duhet tё jesh i fiksuar ose i pushtuar nga subjekti, për të shkruar një libër të mirë",  tha z. Sebag Montefiore. I shprehur nё një mënyrë tjetër, zoti Bose tha: "Ju duhet të jeni nё mënyre tё frikshme të interesuar në subjektin tuaj". Jini të gatshëm për t’u njohur aq mirë  me personazhin tuaj, derisa kjo figurё tё hyjё thellё nё ndërgjegjen tuaj . Stalini, për shembull, kishte një magjepsje për mënyrën se si njerëzit reagonin  pak momente para se tё ekzekutoheshin. "Unë ëndërrova tё njёjtёn gjë”, tha z. Sebag Montefiore dhe kuptova se nuk po sillesha dhe aq mirё”.

2. Mos u shqetësoni nëse për temën ose personazhin tuaj është shkruar edhe mё parё. Personalitetet e rëndësishme tё historisë meritojnë të hulumtohen dhe të rishkruhen. Nuk ka gjë të tillë si një punë definitive, madje edhe për figurat, për të cilët tashmë ekzistojnë biografi me shumё vëllime. Figurat e mëdha i tërheqin gjithmonë e me shumё botuesit. Përqendrohuni mё shumё në atë aspekt qё meriton akoma eksplorim. "Unë do të isha i pushtuar dhe i mrekulluar  nga sfida e të shkruarit tё një biografie në shkallë tё lartё, tё një figure si Gandi", tha z. Lelyveld, i cili u përqendrua në luftën e Gandit “me” Indinë dhe "për" Indinë si edhe në periudhat e jetës se Gandit, tё cilat janë komentuar edhe nga të tjerë. Por për këtë sigurohu tё sjellësh diçka të re në tryezë: Duke konsideruar se si karakteret janë paraqitur, nё mënyrë dy dimensionale, me përsëritje dhe shkurtesa: Hitleri dhe Stalini ishin dy të çmendur dhe të sëmurë mendorë, por gjithmonë harrohet tё merret  parasysh se ata kishin një joshje tё veçantё për të tërhequr lëvizjet masive dhe njё  popullaritet tё gjerë. Mënyra sesi ata arritën ta bënin këtë, meriton një kontribut të ri në leksik.

3. Aty ku është e mundur, përqendrohuni në vitet e hershme. Sidomos në qoftë se  subjekti biograf është ende gjallë; gjithashtu është e rëndësishme tё sinkronizoni kohёn, përpjekjen dhe tё dhënat tuaja, në mënyrë që të keni akses nё materialet e temës suaj, para se ai ose ajo tё bёheshin tё famshёm. Imagjinoni sikur ju tё jeni personi i vetëm në tё njëjtën dhomë me subjektin tuaj, dhe qё parashikoni se subjekti juaj do të bëhet një figurë historike (subjekti juaj, natyrisht, mund të ketë një ndjesi tё njëjtë gjithashtu). Në këtë mënyrë, ju do të arrini tё parashikoni zhvillimin e tyre dhe se si ata përshkruan rrugën për tek yjet. Kjo është ajo çka pa Remnick tek Obama, gjatё fushatës sё tij presidenciale, kur ai ishte vetëm një person qё pretendonte tё bёhej president, një auto-biograf i stuhishëm, një organizator komuniteti dhe një politikan i vogël. Dhe ajo që ai pa, është ajo që shumica shohin tani, pra tranzicioni zhgënjyes i Barak Obamës, nga një Frymëzues retorik nё një shef ekzekutiv të pasigurt në vetvete, plotësisht të parashikueshëm.  "Ardhja në pushtet është një biznes shumë ndryshe, nё krahasim me ushtrimin e këtij  pushteti", tha z. Remnick. "Shfaqja" e kandidatit ishte një "sjellje e mësuar". Presidenti është njeriu i vërtetë.

4. Kërko për burime të neglizhuar dhe shfrytëzoje fatin tënd. Veprat rreth Gandit kanë qenë publikuar prej kohësh nga Qeveria e Indisë, pothuajse 100 vëllime të tyre. Por vëllimi 97 kishte atë çka kërkonte Z. Lelyveld: Letërkëmbim nga Gandi, që ndihmoi tё shpjegojë pse ai kaloi aq shumë kohë në Johanesburg; kur shumica e indianëve për tё cilët ai ishte duke luftuar ndodheshin në Durban. Përgjigjja u bë edhe me e qartë nё letrat tashmё tё njohura, mes Gandit dhe një miku të tij tё ngushtë afrikano-jugor. Të tjerët, u duk, se thjesht nuk kishin kërkuar dhe aq shume nёpёr arkiva. Z. Sebag Montefiore, (pasi shkroi një biografi të Potemkin dhe Katerinёs sё Madhe, që u pranua mirë nga presidenti i atëhershëm Putin), ju dha njё akses i rrallë nё arkivat e Kremlinit për librin e tij mbi Stalinin. Kjo është një minierë ari për një biograf. Por kjo biografi pasuese nuk u prit aq mirё sa e para, kështu qё kur autori u përpoq të kthehet në arkivat për një profil tё Stalinit nё rini, ju refuzua kjo kërkesë. Për z. Popham, zbulimi dhe fati ishte edhe mё i madh: Ai u përball me shkrimin rreth një gruaje, për të cilën rreth dy dekada kishte shumё pak materiale. Por, shoku më i mirë i gruas sё tij gjatё viteve shkollore (ose diçka të tillë) kishte qasje në një ditar të Aung San Suu Kyi-së, të udhëtimeve para se ajo tё burgosej. Pra, Bingo.

5. Duhet tё jeni të gatshëm për një rrugё tё vështirë. Kurrë nuk ishte shprehur qartë, por la të kuptohet se ndryshimi midis asaj që ne mund të konsiderojmë një "biografi  gazetareske"  dhe një "biografie të dijetarëve" është koha, ajo qё nevojitet për tё shkruar. Nëse gazetaria konsiderohet si drafti i parë i historisë, atëherë ndoshta një biografi gazetareske vjen e dyta, sidomos kur bёhet fjalё për figura akoma nё jetё. Ju nuk e dini fundin. Ju filloni me pyetje dhe bёni përpjekje tё gjeni ndikimin qё pati figura tuaj historike dhe se si do tё konsiderohet në të ardhmen. Mos u mundoni të jeni objektiv, tha zoti Remnick. Ju, në mënyrë të pashmangshme do t’iu duhet tё zgjidhni dhe të ndikoheni nga opinioni dhe politikat tuaja; në një mënyrë që e bën objektivitetin një sjellje "fëminore". Bëhuni objektiv por edhe tё balancuar. Po ju paralajmëroj: Biografia është një kërkim "veçanërisht i çuditshёm" dhe "i vetmuar", vuri në dukje z. Remnick, pra, një mendim dhe një ndjenje, me tё cilën tё gjithë anëtarët e panelit dukej se ranё dakord.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›