5 mijë persona dalin nga Kakavija
Nga burime zyrtare të policisë kufitare mësohet se situata është normale pasi të dy palët po punojnë me numër maksimal sportelesh. Ndërsa qytetarët shprehen se kanë pritur në radhë deri në një orë për përpunimin e dokumenteve, për shkak të fluksit të njëkohshëm në dalje.
Sipas të dhënave zyrtare më tepër se 400 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajve të verës, rreth një e treta e të cilëve janë larguar. Pjesa e mbetur pritet të largohet deri në fund të gushtit.
Në këto kushte, pikat e kalimit me Greqinë kanë dyfishuar masat. Këtë vit procedurat duken më të lehtësuara në krahasim me vitet e kaluara kur radhët e emigrantëve arrinin në kilometra.