çelsi: Kësaj here bën "vetëm" 2, por vjen e treta radhazi &n
Pas fitoreve tenistike 6-0 ndaj Uest Bromuiçit dhe Uiganit në dy javët e para, skuadra e Ançelotit “kënaqet” me “vetëm” dy gola ndaj Stoke Sitit në ndeshjen e javës së tretë. Kampionët në fuqi gjetën golin e parë me anë të francezit Florent Maluda në minutën e 32-të, pasi në të 11-tën Frenk Lampard gaboi nga pika e penalltisë. Atë që s’bëri dot mesfushori anglez e korrigjoi Didier Drogba, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh në minutën e 77-të. Pas tre javëve të para londinezët kryesojnë me pikë të plota dhe pa asnjë gol të pësuar.
Po dje, Mançester Junajtid u rikthye te tri pikët pas barazimit 2-2 në javën e dytë ndaj Fulhamit. “Djajtë e kuq” mposhtën 3-0 Uest Hemin në “Old Traford”, me gola të Uejn Runit me penallti në minutën e 33-të, Nanit në të 50-ën dhe Berbatovit në të 69-ën.
Vijon me fitore edhe Arsenali, që edhe pse me vështirësi, doli triumfues nga fusha e Blekbërnit. 2-1 rezultati përfundimtar, pas golave të shënuar nga Ualkot në minutën e 20-të, barazimit të përkohshëm të Diufit shtatë minuta më pas dhe golit të fitores nga Arshavin në minutën e pestë të pjesës së dytë për “Topçinjtë”.
Surpriza e djeshme ishte humbja e Totenhemit në fushën e vet. Kundërshtari i Interit në Ligën e Kampionëve u mund 0-1 nga Uigani, që në dy javët e para kishte pësuar dhjetë gola duke mos shënuar asnjë. Fatin e takimit e vendosi goli i Rodalegas nëntë minuta nga fundi.
Në barazim kanë përfunduar sfidat Blekpul-Fulham dhe Ulverhempton-Njukasëll, përkatësisht 2-2 dhe 1-1. Sot do të luhen takimet e mbetura të javës së tretë, ku Mançester Siti do të udhëtojë drejt Sandërlendit, Liverpuli do të presë Uest Bromuiçin, kurse Boltoni Birmingamin. Sfida mes Aston Vilës dhe Evertonit i jep fund xhiros së tretë të ndeshjeve në Premier Ligë.
Premier Liga, java e tretë:
Dje
Blekbërn 1 – 2 Arsenal
Blekpul 2 – 2 Fulham
çelsi 2 – 0 Stoke Siti
Totenhem 0 – 1 Uigan
Ulverhempton 1 – 1 Njukasëll
Mançester Junajtid 3 – 0 Uest Hem
Sot
Bolton – Birmingam
Liverpul – Uest Bromuiç
Sandërlend – Mançester Siti
Aston Vila - Everton
Chelsea v Stoke City
Uploaded by jayoknan. - Discover the latest sports and extreme videos.
Manchester United v West Ham United
Uploaded by jayoknan. - More professional, college and classic sports videos.
Blackburn Rovers v Arsenal