Vizat, Basha: Vendimi në tetor ose nëntor
Këtë garanci e ka marrë ministri i Brendshëm Lulzim Basha nga homologët e vendeve anëtare të BE-së, në Forumin e 10-të të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian që u zhvillua në Salzburg të Austrisë.
“Kam patur bisedime dypalëshe me disa prej kolegëve të Bashkimit Evropian, të cilët më kanë siguruar se presin finalizimin e hapave teknikë nga Komisioni Evropian dhe shpresojnë që në mbledhjet e tyre të ardhshme në tetor apo nëntor (këto mbledhje i ndajnë tre javë nga njëra-tjetra), të finalizojnë vendimmarrjen për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Brendshme e cila citon ministrin Basha.
Në Forum, mësohet nga njoftimi për shtyp, Basha ka kërkuar edhe përfshirjen e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, por edhe në procesin e lehtësimit të lëvizjes së lirë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria u vlerësua gjatë punimeve të Forumit si shembull në Ballkanin Perëndimor për menaxhimin e integruar të kufijve dhe dokumentet e identitetit sipas standardeve evropiane.