Durrës: Kërkuan 2 milion lekë, arrestohen për gjobëvënie
Burime të policisë lokale thanë se 19-vjeçari Shkëlzen Istrefi dhe 20-vjeçari Kamber Oruçi, të dy lindur në Kukës dhe banues në fshatin Rinia, disa ditë më parë kishin kërcënuar, përmes një letre, një 50-vjecar, banues në të njëjtën zonë.
Nga burimet e policisë mësohet se shtetasi S. I., të cilit i kërcënohej jeta e të birit, ka kërkuar mbështetjen e forcave të policisë, që sot paradite në bashkëpunim me RENEA-n dhe prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë dy të rinjtë, një prej të cilëve i afërm i 50-vjeçarit që denoncoi këtë rast.
Mësohet se dy të rinjtë janë arrestuar në një nga lokalet e zonës së Kepit të Palit, 9 km në veri të Durrësit, kur po merrnin 2 milion lekët e kërkuar si gjobëvënie. 19-vjeçarit Shkëlzen Istrefi në momentin e arrestimit iu sekuestrua edhe një thikë. Mbi të arrestuarit në flagrancë rëndon akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie.