E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje, votime për kryetarin e degës lokale të LSI

Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Lushnje po zhvillon sot votimet për kryetarin e ardhshëm të saj.

Sipas burimeve zyrtare, dy kandidatë janë në garë për të marrë drejtimin e kësaj force në Lushnje.

Krenar Turku dhe Taulant Brahamaj janë kandidatët për të cilën po votojnë ditën e sotme anëtarët e LSI-së në Lushnje.

Votimi është hapur në orët e mëngjesit dhe pritet të përfundojë në orët e pasdites, kur të kenë votuar të gjithë anëtarët e degës lokale të kësaj force politike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›