5 shtetas malazes plagosen nga plasja e një mine në Tropojë

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 të ditës së sotme, në fshatin kufitar me Malin e Zi, Cerem. Sapo kanë kaluar kufirin, automjeti me të cilin udhëtonin ka rënë në një minë, nga shpërthimi i të cilit kanë mbetur të plagosur rëndë të 5 personat që ndodheshin Brenda tij.
Banorët e fshatit Cerem i kanë ndihmuar për transportimin drejt spitalit civil të qytetit të Bajram Currit dhe dy prej të cilëve, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.
Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili vazhdon hetimet për ngjarjen, ndërsa mendohet se mina kishte mbetur që nga konflikti në Kosovë në pranverën e vitit ’99.
Fshatrat kufitare kanë lidhje miqësore e farefisnore, gjë që ka sjellë lëvizje të shpeshta nga njëra anë e kufirit në tjetrën dhe kjo ështe edhe arsyeja e hapjes së pikës së kalimit kufitar në Cerem. Janë të paktën 25 vajza të fshatrave kufitare të martuara pas vitit 2000 në fshatrat pranë kufirit me Malin e Zi. /Start/
2012-07-08 18:16