Gjinushi: PS, e shitur tek Berisha dhe Meta
Kryetari i Partise Demokracia Sociale, Skender Gjinushi ka shperthyer ne akuza ndaj Partise Socialiste, lidhur me menyren sesi forca me e madhe ne opozite po administron reformen zgjedhore. Ai shpreh shqetesimin se PS ne menyre indirekte eshte kthyer ne nje kopeture te qeverise per kete reforme. Sipas tij kjo gje vjen nga paaftesia e opozites, por Gjinushi shton se kjo mund te jete dhe nga kapja apo nga shitja. "Opozita nuk e ka luajtur rolin e vet ne kete aspekt sepse ritheksoj ajo duhet te jete garantja dhe nuk mund qe dashje-padashje duke firmosur nje pseudo reforme konsensuale qe s'garanton asnje gje te mire ne te ardhmen, ajo mashtron pjesen e popullit qe beson tek opozita. Pra atyre qe u eshte vjedhur vota, sic u vodh ne Tirane, mendojne se derisa firmosi PS-ja dicka me e mire do te jete radhes tjeter. Pra opozita eshte kthyer ne nje koperture te qeverise dashje-padashje nga kompleksi inferioritetit, nga pazotesia nga kapja, nga shitja, keto jane problemet e tyre", u shpreh dje Gjinushi ne nje interviste ne TCH. Kritikat e Gjinushit shigjetojne dhe misionin e OSBE/ODIHR ne Tirane. Sipas tij, ky mision nuk eshte ne krahun e shqiptareve per zgjedhje te lira dhe e ka shtyre reformen per ne zgjedhjet e vitit 2018. Duke u ndalur ne platformen e opozites per garantimin e votes se lire, Gjinushi shton se kjo gje nuk eshte realizuar edhe per shkak te paaftesise se opozites. "Opozita ka patur nje platforme te qarte per kete ceshtje e cila nuk eshte realizuar absolutisht, per faj te agresivitetit te kesaj qeverie dhe vullnetit te saj per te vjedhur, per faj te paaftesise se opozites per te mbrojtur te drejtat e shqiptareve dhe jo te vetat qe e ka detyrim dhe per prapaskenat e misionit te OSBE-se i cili nuk eshte ne krahun e shqiptareve, nuk eshte ne krah te votes se lire, por kerkon qe Shqiperia edhe kete radhe te shtyje radhen per te bere zgjedhje formale sepse parashikohet nga 2018-ta te synojme standardet zgjedhore", deklaron kreu i PSD-se. Aleati i Partise Socialiste kerkon qe PS-ja te mos jap konsensus formal per reformen zgjedhore, pasi edhe ajo eshte vete pjese e ketij procesi. "Ne i bejme thirrje PS-se e cila nuk ka per detyre te jape konsensus formal, por ka detyre te mbroje te drejtat e shqiptareve. Opozita eshte garante e zgjedhjeve, vecanerisht me nje qeveri hajdute e cila manipulon. Opozita nuk mund te behet pale apo makiazh duke firmosur nje pseudo-reforme e cila nuk jep asnje garanci te re per zgjedhjet e ardhshme, perkundrazi garanton zgjedhje me te njejtin vullnet politik me te njejtat instrumente me te njejten infrastrukture", shprehet Skender Gjinushi.