E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet, mazhoranca fiton 5 komuna

Koalicioni i shumicës, i drejtuar nga demokratet, shënoi fitore edhe ne votimin për 13 këshilltarët ne komunën e Mollasit ne Kolonje, ku mori 9 prej tyre nga 4 qe fitoi opozita. Ndërsa Aleanca për te Ardhmen e drejtuar nga Partia Socialiste, ka fituar ne 3 komuna: Kolsh, Paper dhe Qendër Skrapar. Ne rezultatet paraprake te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve nuk ka ende një shifër për komunën e Finiqit, aty ku dy kandidatet ne gare përfaqësojnë partitë e minoritetit grek MEGA dhe PBDNJ dhe nga te dhënat e deritanishme dihet vetëm qe ka një diference te ngushte prej vetëm 2 votash. Ndërsa ne komunën e Shales, pas anulimit te procesit te dielën për shkak te problemeve, KQZ do te mblidhet për te vendosur një date te re për votimet, ndoshta brenda gjysmës se pare te muajit gusht. Sipas institucionit zgjedhor pjesëmarrja ne votimet e pjesshme te se dielës ka qene 52 për qind, një shifër kjo e konsideruar si e kënaqshme. Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›