E Shtunë, 31 Tetor 2026

5 të vdekur dhe 30 të plagosur nga rrëzimi i tramvajit

Një tramvaj tipik i Rio de Zhaneiros, i njohur ndryshe me emrin "bondinjo", ka dalë nga shinat në kodrën e Santa Teresa, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve. 

Sipas punëtorëve të shpëtimit, mjeti i transportit ka zbritur rreth 50 metra dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Tramvaji është shkatërruar tërësisht nga përplasja, ndërsa sipas mediave lokale mes viktimave është edhe drejtuesi. Ndërkohë autoritetet theksojnë se nga të plagosurit, një pjesë janë në gjendje të rëndë. Aksidenti vjen dy muaj pasi një turist francez vdiq duke rënë nga një tramvaj në Rio.
 

Duke folur në skenën e aksidentit, Ministri i Transportit Julio Lopes tha se tragjedia do të dëmtojë turizmin në qytet, ndërsa shtoi se shërbimi i tramvajit do të pezullohet deri në përfundim të hetimeve të aksidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›