Jeremiç paraqitet para KS të OKB-së

Të hënën, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të mbajë një seancë për Kosovën, ku do të shqyrtohet një deklaratë presidenciale e Rusisë, që kërkon të gjykohet Prishtina, për përdorim të njëanshëm të dhunës.
Ndërkohë, shenja pesimiste vijnë nga diplomacia serbe. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, pret që seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën të jetë i vështirë, duke pas parasysh kundërshtimin e shteteve të këtij trupi në lidhje me deklaratën presidenciale, propozimin e së cilës e ka shtruar Rusia.
“Mund të presim mbledhje të rëndësishme, sepse qëndrimet e disa shteteve të rëndësishme të Këshillit të Sigurimit janë kundërshtuar ashpër”, ka thënë Jeremiç për “Tanjug”.
Rusia ka kërkuar që Prishtina të gjykohet për “përdorim të njëanshëm të dhunës” sikurse situata të kthehet në gjendjen e mëparshme, “para përdorimit të dhunës”. Me këtë propozim, kërkohet që faktorët ndërkombëtar në Kosovë, përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, të “sillen në kornizat e mandatit të bazuar në Rezolutën 1244”.