E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meksika nis hetimin e vrasjes së mbi 50 personave

Qeveria e Meksikës ka ofruar 2.4 milionë dollarë shpërblim për informacionet që mund të çojnë në arrestimin e personave që organizuan sulmin në një kazino, ku mbetën të vrarë rreth 50 persona.

Disa persona, të armatosur rëndë, hynë në ndërtesë në mes të ditës duke derdhur benzinë dhe duke i vënë flakën asaj. Në Meksikë, është raportuar për rritje të dhunës, kryesisht e iniciuar siç thuhet nga kriminelë që kanë lidhje me grupe kriminale. Një i mbijetuar ka thënë se në kazino ka hyrë një njeri i armatosur, i cili ka derdhur benzinë në lokal.

Autoritetet dyshojnë se organizatat kriminale fshihen pas sulmit, ndër më të rëndët që prej vitit 2006, kur presidenti nisi përdorimin e ushtrisë kundër karteleve të drogës.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka dënuar sulmin, si dhe ka riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Meksikës për të luftuar grupet kriminale. Presidenti meksikan, Felipe Calderon, e ka quajtur sulmin “një akt barbar terrori” dhe ka thënë se do të vazhdojë ta luftojë krimin e organizuar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›