Malaj në Kuçovë: Bojkoti i Kuvendit, s`është rruga e duhur

“Çdo parti politike ka për objektiv kryesor t`i shërbejë mirëqeverisjes së vendit”. Kështu ështe shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Arben Malaj gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Kuçovës. Malaj ka zgjedhur të takohet me të rinjtë e këtij qyteti, pasi PS-ja në këtë qytet ka arritur rezultate të larta në zgjedhje, ndonëse në zgjedhjet e fundit lokale humbi për herë të parë drejtimin e dy komunave, të cilat drejtohen tashmë nga PD-ja.
Sipas Malajt, këto rezultate erdhën pasi nuk është respektuar mbështetja publike kur PS-ja, ka qënë në pushtet dhe nuk është mundur të bëhët e ndërgjegjëshme që duhet të votonte për PS-në. Nga Kuçova, Malaj është shprehur kundër vendimeve për bojkotimin e Kuvendit. Po ashtu, Malaj ka folur edhe në lidhje me kundërshtitë e disa prej deputetëve mbi bojkotimin.
“Lidhur me deputetët ne kemi një debat, nuk e fshehim dot. Mendojmë që duhet të jemi në Parlament. Ky nuk është gjunjëzim ndaj Berishës. Ne duhet ta mundim atë. Që ta mundim, duhet të jemi së pari në Parlament”, u shpreh ai.
Malaj ndau me pjesëmarrësit, vizionin e tij mbi domosdoshmërinë e modernizimit të sistemit politik në Shqipëri, duke i ftuar ata të kontribuonin me ide dhe sygjerime konkrete, mbi mënyrat për transformimin e politikëbërjes shqiptare në mision qytetar dhe politik .