50 Cent kopjon stilin e Eminemit
Ylli i muzikës hip-hop, 50 Cent, planifikon të ndjekë hapat e këngëtarit të njohur Eminem për të publikuar dy albume brenda një viti. Eminem, i cili ka qenë njeriu kryesor që nxiti karrierën e 50 Cent në vitin 2002, ka njoftuar se planifikon të nxjerrë dy albume të njëpasnjëshme këtë vit, “Relapse” në maj dhe “Relapse 2” një muaj më pas. Menjëherë edhe 50 Cent ka konfirmuar se do ta bëjë të njëjtën gjë dhe do të lançojë albumin e dytë brenda vitit 2009, vetëm disa muaj pas lançimit të albumit të parë “Before I Self Destruct”, i cili pritet të dalë në qershor. Lidhur me këtë fakt nuk ka reaguar Eminem, megjithatë mediat janë shprehur se atij nuk do t’i vijë mirë për këtë konkurrencë të pandershme nga ana e mikut të tij.
18 Mars 2009