Krujf: “Barça, shmang Liverpulin!”
Legjenda holandeze: “Të gjithë e panë shkatërrimin e Realit e të Mançesterit”
“Çmontimi” i Realit të Madridit në Ligën e Kampioneve, si dhe “shkatërrimi” i Mançester Junaitid në Premier Ligë në harkun e katër ditëve nga ana e Liverpulit, u ka futur frikën skuadrave më të mëdha europiane që marrin pjesë në kompeticionin më të rëndësishëm europian të klubeve.
Johan Krujf, legjenda e madhe e futbollit holandez e atij botëror, këshilltari aktual i Barcelonës, këmbëngul se ish-klubi i tij katalanas duhet të shmangë me çdo kusht të “Kuqtë” e Liverpulit.
Përshtypja e jashtëzakonshme që la formacioni i drejtuar nga Rafael Benitez, duke shënuar tetë gola kundër kampionëve të Spanjës e Anglisë, e ngacmoi Johan Krujfin të paralajmërojë Barçën se ai do ta dëshironte si të domosdoshme shmangien e përballjes me Liverpulin në shortin e çerekfinaleve që do të hidhet ditën e premte.
Duke parë emrat e gjashtë klubeve të tjera, që marrin pjesë në raundin e ardhshëm të Ligës së Kampioneve, Krujf tha: “Kundër Realit të Madridit, Liverpuli u shndërrua si një rul ngjeshës dhe tani sigurisht që shumë nga ekipet, që më parë kishin frikë të përballeshin me Mançester Junaitid, tani nuk do të dëshirojnë të përballen me Liverpulin. Me mënyrën se si ata zbërthyen Realin e Madridit e më pas shtypën Junaitid, ata janë qartësisht formacioni që të gjithë do të donin ta shmangnin”.
Edhe pse nuk e fsheh frikën, Krujfi këmbëngul se klubi për të cilin ai ka kontribuar edhe si lojtar, edhe si trajner, Barcelona, është i aftë të mundë këdo.
“Barcelona dalloi dy rrugë të ndryshme me të cilën Liverpuli javën e kaluar, duke marrë rezultate që askush nuk mund t’i priste. Gjithsesi, Barcelona mund të mundë çdo ekip dhe unë jam i sigurt se këtë e ka vënë re edhe Liverpuli”, - shton Krujf për gazetën angleze “Mirror”.
“Liverpuli arriti dy fitore bindëse dhe prestigjioze, por secila prej tyre ishte e ndryshme. Kundër Realit, Liverpuli u fut në fushë për të sulmuar e bërë presion gjatë gjithë kohës. Kundër Mançesterit, ata u bënë njësh trup më trup, e ndeshja u kthye përfundimisht falë një gabimi të Vidiçit”.
Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve do të hidhet të premten, më 20 mars, ndërkohë që ndeshjet do të luhen më 7 e 8 prill dhe të kthimit më 14 e 15 prill 2009.
Ekipet çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve janë: Liverpuli, Mançester Junaitid, Arsenali, Çelsi, Bajerni i Munihut, Villarreali, Porto dhe Barcelona.
18 Mars 2009