Rihana, trashëgimtare e Hjuston në “The bodyguard”
Për një ribërje të “The bodyguard”, filmit ku kanë luajtur Uitni Hjuston dhe Kevin Kostner në vitin 1993, flitet prej kohësh. Por vetëm tani mund të flitet për fakte konkrete se cilët do të jenë protagonistët. Vendin e Uitnit mendohet se do ta zërë Rihana, ylli i muzikës, që kohët e fundit është përfolur tepër si pasojë e incidentit me të dashurin, Kris Braun. Ndërkohë, rolin e Kostner do ta zërë Çening Tatum. Lajmi u bë publik nga “New York Daily News”, i cili theksoi faktin se zgjedhja e këtyre personazheve të rinj në moshë synon të rrisë nivelin e sensualitetit dhe joshjes, tipare këto që po dominojnë gjithmonë e më shumë filmat e suksesshëm.
Përsa i përket Rihanës, para se të sulmohej nga Kris Braun, kishte marrë disa kopje të skenarit, megjithatë, vetëm pas asaj që ndodhi u bind se do t’i duhej diçka ndryshe për të harruar, me dëshirën për të hequr mendjen dhe për t’u fokusuar në një ambient të ri, që është kinemaja dhe jo muzika. Përveç rolit si protagosite e “The bodyguard” këngëtarja ka në plan të luajë edhe në një tjetër film përkrah kolegut Xhastin Timbërleik. Vetëm një dyshim mbetet në këtë rast: në “Bodyguard” Rihana do të riinterpretojë “I will always love you” në varjantin R’n’B?
18 Mars 2009