E Diel, 1 Nëntor 2026

Gërdeci,Gjykata e Lartë cakton trupin gjykues

Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti me gogla për gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen e tragjedisë së Gërdecit.Shorti ka përcaktuar Majlinda Andrean, si relatore, ndërsa në kolegjin penal do të jenë edhe gjyqtarët, Evelina Qirjaku, Besnik Imeraj ,Evgjeni Sinoimeri dhe Irma Bala.Dosja në ngarkim të tragjedisë së Gërdecit është dërguar dy ditë më parë në Gjykatën e Lartë nga Prokuroria e Përgjithshme. Për këtë tragjedi, deri më tani 3 persona janë në qeli, ndërsa rreth 28 të tjerë do të hetohen për shpërdorim detyre. Për Ylli Pinarin, Mihal Delijorgjin, Dritan Minxollin dhe Sokol Gjecin,rëndon akuza e "vrasjes masive".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›