E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laç, Berisha,përuron punimet e aksit Milot- Fushë Krujë

Kreu i qeverise ka kërkuar nga Laçi votën e të gjithë qytetarëve në 28 qershor. Berisha ndodhej në Laç për të përuruar fillimin e punimeve të dy korsive të autostradës Milot- Fushë Krujë, pjesë e autostradës Durrës–Kukës. 

LAÇ- Në kuadër të turit “Shqipëria po Ndryshon” kryeministri Berisha inauguroi sot punimet për shndërrimet e segmentit rrugorë Milot- Fushë Krujë në autostradën me katër korsi, duke e konsideruar aksin si një pjesë të rëndësishme të Durrës- Kukës- Morinë një investim me vlerë 51 milionë euro. Berisha u tha laçianeve se vitin që vjen është parashikuar investimi për dublimin e pjesës që vazhdon drejt Lezhës, Thumanës, Durrësit dhe Tiranës.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të pajisen me dokumentin e ri të identitetit, kryeministri Berisha, tha se ata që përpiqem ti shkurajojnë shqiptarët për këtë dokument kanë frikë nga votat e qytetarëve.

“Për 8 vite ju mashtruan se do tju bëjnë me dokumenta të reja identiteti dhe nuk u bëmë dot kurrë. Me populizmin e tyre shpërndajnë mashtrime Unë u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë ta marrin dokumentin e ri. Ata që ju shkurajojnë ju për këtë dokument kanë frikë nga votat tuaja”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij drejtuar qytetarëve laçian.

Berisha duke përmendur në fjalën e tij se kjo pjesë e autostradës do të lidh Shkodrën me Vlorën dhe Kurbinin me Tiranën do të shndërrohet në një autostradë të parametrave moderne u kërkoi laçianeve ti jepnin votën në datën 28 qershor. Berisha tha se ora e shqiptarëve nuk duhet të kthehet më majtas, duke nënkuptuar hapa pas. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›